Home / Kryesoret / Shkëndija fiton në minutat e fundit, Renova barazon me Pobedën

Shkëndija fiton në minutat e fundit, Renova barazon me Pobedën

Shkëndija fiton në minutat e fundit

Sot janë zhvilluar ndeshjet e Xhirosë së nëntë në ligën e parë Futbollistike të Maqedonisë. Shkëndija ka shënuar fitore në ndeshjen e zhvilluar në transferëtn kundër Pelisterit, në minutyat e fundit të takimit kurse Renova ka barazuar në Tetovë ndaj Pobedës.Skuadra tetovare Shkëndija ka zhvilluar ndeshjen si mysafirë me Pelisterin. Ndonëse gjatë gjithë ndeshjes ekipi tetovar ka patur disavantazh, pasi që pësoi gol nga Fereira Karodoso megjithatë në fund të takimit është rikthyer në lojë. Fillimisht ka qenë Ferhan Hasani në minutën e 83  që ka barazuar shifrat  kurse braziliani Junior ka shënuar një minutë më vonë për të kaluar në epërsi ekipin tetovarë. Në këtë ndeshje nuk kanë munguar korret me përmbajtje nacionaliste kundër shqiptarëve, ndërsa gjatë shënimit të golit të dytë ëhstë sulmuar edhe bankina ku kanë qenë futbollistët rezervë të Shkëndijës dhe stafi teknik. Delegati I ndeshjes disa herë ka parlajëmruar se do të ndërpresë ndeshjen për shkak të këtyre thirrjeve nacionaliste kundër shqiptarëve, njofton Tv Koha.

Renova barazon me Pobedën

Në ndërkohë në  Tetovë Renova është përballur me ekipin e Pobedës, ku ka përmbyllur edhe një takim pa humbje ndërsa ndeshja ka përfunduar me rezultat 1-1. Në pjesën e parë të takimit Renova ka qenë në disavntazh pasi që në minutën e 29 kanë pësuar një autogol nga futbollisti Visar Musliu. Por në pjesën e dytë Renova mënjëherë ka barazuar shifrat duke shënuar gol në minutën e 46 përmes futbollitit Xhelil Abdullai, raporton Tv Koha.

Në ndeshjet tjera u arritën këto rezultate.

Makedonija Gjorçe Petrov- Shkupi 0-1

Sileks –Vardar 1-3

Gjithashtu lexo

Policia me apel ndaj lokaleve të natës – (VIDEO)

Muajt e verës janë karakteristike kur në  shumë lokale hotelerike frekuentohen gjatë orëve të natës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *