Home / Kryesoret / Shkëndija humb edhe nga Shkupi

Shkëndija humb edhe nga Shkupi

Ekipi I Shkëndijës vetëm, brenda tre ditëve ka pësuar disfatën e dytë në kampionat, duke rrezikuar tashmë  edhe vendin e dytë. Si duket humbja me Vardarin ka lënë pasoja tek futbollistët e Shkëndijës të cilët nuk arrijnë që të rimarin veten nga ajo humbje, njofton Tv Koha. Kjo nikoi edhe me paraqitjene dobët në këtë ndeshje, ku nuk është treguar ndonjë interesim për të fituar ndeshjen.

Edhe në ndeshjen e sotme të përzgjedhurit e trajnerit Bruno Akrapoviç, kanë  pësuar para publikut tetovarë kundër skuadrës së Shkupit me rezultat 0-1 në favor të mysafirëve.Pjesa e parë përfundoi me rezultat 0-0, ndërsa në pjesën e dytë kur priteshte që Shkëndija të sulmojë dhe t`I afrohet portës së kundërshtarit, në minutën e 77 vjen goli I klubit Shkupi përmes futbollistit Ermedin Ademi, raporton Tv Koha.

Pas këtij goli pothuajse edhe nuk kishte për rikuperim dhe me këtë ndeshja përfundoi në favor të mysafirëve, të cilët tashmë një kohë të gjatë janë duke befasuar me rezultatet pozitive siodmos kundër ekipeve të ktreut të tabelës.Me këtë humbje pothuajse humben të gjitha gjasat që Shkëndija të ngjitet në vendin e parë të tabelës, duke mbetur kështu pesë pikë pas pretendentit kryesorë për titullin e të parit në kampionat ekipin e Vardarit.

Ndeshja Shkëndija dhe Shkupi, ishte anuluar për shkak të pjesëmarrjes së ekipit tetovarë në ndeshjet në Kupën e UEFA-së, dhe pikërisht në ndeshjet kundër Vardarit dhe Shkupit pritje që Shkëndija të avancojë në tabelën e kryesimit, duke marrë kreun, pasi që kishte një ndeshje më pak, ndodhi e kundërta në dy ndeshje, zero pikë, dhe madje duke rrezikuar edhe kështu vendin dytë, transmeton Tv Koha.

Vlen të theksohet se Tifozët Ballistët të revoltuar me humbjen e së dielës ndaj Vardarit në Tetovë tashmë bojkotojnë ndeshjet e klubit të tyre të zemrës. Ata kërkojnë që nga ekipi I Shkëndijës të jetë një qind për qind me emra të njohur shqiptarë të futbollit. Pas kësaj humbje pritet që edhe më shumë të shtohet presioni ndaj klubit tetovarë për të bërë ndryshime, dhe kjo mund të jetë edhe ndeshja e fundit që këtë skuadër e drejton Bruno Akrapoviç.Tv KOHA.

Gjithashtu lexo

Policia me apel ndaj lokaleve të natës – (VIDEO)

Muajt e verës janë karakteristike kur në  shumë lokale hotelerike frekuentohen gjatë orëve të natës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *