Home / Sport / Shkëndija përgatit festën përballë Vardarit

Shkëndija përgatit festën përballë Vardarit

90 minuta për një sfidë që vlen sa e gjithë jeta. Një ndeshje, 3 pikë në lojë dhe mundësia për të marrë kreun e renditjes në Ligën e Parë maqedonase. Pas kualifikimit në çerekfinalet e Kupës dhe shortit që e vendosi përballë FC Shkupit, në derbin e skuadrave shqiptare, Shkëndija është e fokusuar te dueli direkt për titull përballë Vardarit.

Një sfidë ku skuadra tetovare synon fitoren për të vijuar ecurinë pozitive në kampionat, ku nuk e njeh humbjen në shtatë ndeshjet e fundit, duke koleksionuar 5 fitore dhe 2 barazime. Suksesi do të vlente edhe kreun e renditjes, me Shkëndijën që momentalisht renditet e dyta me 20 pikë, dy më pak se kundërshtarët nga Shkupi.

Prag sfida e javës së 11-të është përjetuar me entuziazëm në Tetovë, me skuadrën kuqezi që është maksimalisht e angazhuar që ti kënaqë tifozët e saj. Mbështetësit shqiptarë në këtë sfidë do të jenë të shumtë në numër, me biletat që janë shitur edhe në Shkup, Gostivar, Kërçovë, Bogovinë dhe Përshefcë. Por, si zakonisht, spektaklin në stadium do ta garantojë tifo-grupi Ballistët, që përveç mbështetjes së zjarrtë kanë premtuar edhe koreografi plot surpriza.

Supersport do të jetë aty për të transmetuar ekskluzivisht duelin e kësaj të diele në orën 14:30, emocionet në fushë e tribuna si edhe deklaratat e protagonistëve. Gjithçka është gati për festën kuqezi!

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *