Home / Kryesoret / Shkëndija zhgenjen tifozerinë, humbet 0:2 derbi me Vardarin

Shkëndija zhgenjen tifozerinë, humbet 0:2 derbi me Vardarin

Në një ndeshje mjaft të rëndësishme, të vlefshme për kreun e tabelës, ekipi tetovarë Shkëndija ka zhgënjyer zemrat e tifozerisë shqiptare. Një një ndeshje ku ishim mbi 14 miëj tifozë, në staidumin e qytetit në Tetovë, futbollistët e Shkëndijës kanë pësuar nga ekipi I Vardarit, rivalit të pëjteshëm me rezultat 0-2, transmeton Tv Koha.  Me vetëm disa kanosje gjatë ndeshjes, ekipi I vardarit arriti që të shënojë fitore, kurse gjatë tërë takimit Shkëndija kishte rastet, ishte afër golit por nuk arriti. Ka mjaftiar kjo që në tribunat e stadiumit të qytetit të Tetovës të dëgjohen fishkëllimat të adresuara ndaj futbollistëve të cilët lejuan që të mposhten në mes të qytetit të Tetovës. Ndeshja e sotme kishte disa ndërprerje që ka bërë të ketë edhe një vazhdim nga ana e referëve, por duhet theksuar se në këtë takim fati nuk ishte në anën e Shkëndijës, njofton Tv Koha.  Madje publiku ka shfaqur edhe rezerva dhe dyshime për goline  parë të pranuar nga ana e porterit të Shkëndijës Zahov.Në minutën e 36 Spirovski gjuan nga një distancë e madhe dhe topi I devijuar përfundon në rrjetën e Zahovit. Me kaq edhe përfundoi pjesa e parë e takimit. Në pjesën e dytë Shkëndija ishte shumë afër barazimit, me shumë gjasa reale për të shënuar, dhe kur nuk shënon arrinë edhe dënimi. Kurt ë gjithë prisnin barazimin, Shkëndija pëson gol në minutën e 74 që shuajti gjasat e tetovarëve për një rezultat pozitiv, duke bërë kështu që Shkëndija me një ndeshje më pak të jetë 5 pikë pas Vardarit, raporton Tv Koha. .Ky rezultat shumë negativ ka dëshpëruar pa masë tifozët të cilët para përfundimit të ndeshjes filluan të braktisin stadiumin. Gjatë gjithë ndeshjes, Shkëndija ka patur përkrahjen maksimale si asnjëherë më parë të tifozerisë Ballistët të cilët gjatë tërë takimit kanë anuar pa ndërprerë duke përgatitur një atmosferë impozante, por ja që edhe kësaj radhe kundër Vardarit futbollistët dështuan që të na gëzojnë. Ne nderkohe, ne ndeshjen tjeter, Makedonija Gjorce Petrovi ka shenuar fitorendaj   ekipit të Renovës me rezultat 3-1.

Në ndeshjet tjera u arritën këto rezultate.

Bregallnica Pelister 0-0

Pobeda Sileks 1-1

Rabotniçki-Shkupi 3-1

Gjithashtu lexo

Policia me apel ndaj lokaleve të natës – (VIDEO)

Muajt e verës janë karakteristike kur në  shumë lokale hotelerike frekuentohen gjatë orëve të natës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *