Home / Kryesoret / “Shkolla matematikore Gauss”: Nga një vizion lokal në një vizion global

“Shkolla matematikore Gauss”: Nga një vizion lokal në një vizion global

Një nga sipërmarrësit tanë të dalluar, Admir Huseini, është duke ridefinuar marrëdhëniet mes arsimit dhe zhvillimit të softuerit në Tetovë, Maqedoni.

“Unë besova se mund të bëj një ndryshim dhe fillova ta bëj atë,” thotë Admir Huseini, themelues i shkollës elektronike për matematikë “Gauss”. Ai gjithmonë ka njohur dhe vlerësuar rëndësinë e arsimimit. Ka qenë një “nxënës i mirë dhe i përkushtuar ” dhe përfundimisht ka arritur qëllimin e tij për t’u bërë një matematikan.

Duke punuar në shkollat publike, ka ndier nevojën për përmirësim në mësimdhënien e lëndëve shkencore dhe matematikës. Që nga Shkurti i vitit 2013, ka filluar me shkollën matematikore Gauss, një shkollë elektronike për Matematikë dhe Shkenca Kompjuterike, e cila studentëve të rinj dhe të talentuar u ofron një platformë për të zhvilluar aftësitë e tyre në programim dhe matematikë. Duke punuar me softuer open source, kjo shkollë ka për qëllim të ndihmojë nxënësit dhe studentët të prodhojnë produkte të dobishme softuerike dhe t’i japin kontribut pozitiv botës digjitale.

Me fjalët e Admir’it, “qëllimi i shkollës Gauss është të ofrojë një përvojë të shkëlqyer, personale dhe miqësore gjatë të mësuarit të matematikës dhe programimit.”

s

Admiri ka mirënjohje ndaj “Bridge for billions” (Ura për miliarda) e cila përmes veglave softuerike që ia dha në dispozitë, i ndihmoi atij që të zhvillojë një kuptim më të mirë për mundësitë dhe kufizimet e tija. “Ura për miliarda” i ka mundësuar atij që me vetëbesim të ndërmarrë hapa konkrete dhe në këtë mënyrë i ka shtuar shumë vlerë shkollës “Gauss”. Veglat softuerike për zhvillimin e biznesit, të kombinuara me mentorim personal i dhanë atij një shansë shumë të mirë për të vlerësuar dhe përcaktuar produktet e saja dhe pozicionimin në treg. Kjo nga ana tjetër është shumë e dobishme për të përcaktuar prioritetet dhe për të vendosur se cilat janë hapat e domosdoshme që duhet të ndërmerren.

Ai gjithashtu thekson ndikimin e mentorimit duke thënë “[Unë në fazën fillestare u shpreha] se do të ishte shumë e dëshirueshme që të punohet me kurset dhe teknologjitë nga Universiteti  MIT i Amerikës në mësimtoren tonë të vogël. Në atë kohë kjo dukej si dicka utopike dhe tejet  ambicioze, por “Ura për miliarda” më lidhi me Karine Ip, e cila është një studente PhD në MIT. Ne tani diskutojmë njëherë në javë se si ta realizojmë këtë qëllim. Unë poashtu shpresoj se këto diskutime do t’i bëjnë studimet e saja pasuniversitare pak më të këndshme.”

Përpara se të bashkohet me “Urën për miliarda”, ai pranon se kishte vështirësi të konsiderueshme dhe ndihej i tejngarkuar për shkak të mungesës së mbështetjes dhe strukturës. Në fjalët e tij, ai kishte nevojë për ndihmë që të “përcaktojë konceptin dhe produktin e tij dhe në mënyrë strategjike të përshkruajë hapat e tij të ardhshëm.” Për më tepër, ai dëshmon se pas përfundimit të programit për sipërmarrrës, të cilin e ka realizuar jashtë orarit të rregulltë të punës, ai e ka zgjeruar vizionin e tij për “Shkollën Gauss” nga një qasje lokale në një vizion global. Ai pranon se “durimi dhe këmbëngulja janë shumë të rëndësishme në këtë moment. Shkolla “Gauss” është një projekt ambicioz dhe ka shumë pengesa, zhgënjime dhe dështime të cilat duhet të tejkalohen me durim, derisa të formohet ekipi i qëlluar i njerëzve që do të kryejnë punën e duhur. Tek atëherë ne do të jemi produktiv dhe të suksesshëm. ”

Ai vijon të jep citatin e tij të preferuar, kur ka nevojë për frymëzim “nuk ka pasuri më të madhe se dituria e kultura dhe nuk ekziston varfëri më e vrazhdë se injoranca”.

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *