Home / Kryesoret / SHOQATA E VETERANËVE TË LUFTËS TË USHTRISË ÇLIRIMTARE KOMBËTARE, REAGIM

SHOQATA E VETERANËVE TË LUFTËS TË USHTRISË ÇLIRIMTARE KOMBËTARE, REAGIM

Lidhur me ngjarjet vandale dhe të përsëritura që po ndodhin me dëmtimin dhe përdhosjen e përmendoreve dhe lapidareve kushtuar figurave më të ndritura të kombit, luftëtarëve të lirisë dhe dëshmorëve të rënë në luften e fundit në Republiken e Maqedonisë,  Shoqata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Dega Shkup, shprehë indinjaten dhe revolten e vetë duke i konsideruar këto ndodhi jo vetëm dashakeqëse por edhe me prapavi anti kombëtare. Njëherit konsiderojmë se veprime të këtilla çojnë ujë në mullirin e atyre të cilët kombit shqiptarë por edhe marrëdhënieve të mira këtu te ne nuk ia dojnë të miren.

Dëmtimi i pllakës përkujtimore të një dëshmori dhe luftëtari të parë të Luftës së UÇK-së gjatë vitit 2001, të njërit prej dëshmorëve të parë të rënë për të drejtat e shqiptarëve këtu, të pllakës përkujtimore të dëshmorit Ismet Bajrami nga fshati Brezë, nuk mund të konsideriohet ndryshe vetëm se si ligësi dhe akt criminal i vetë aktorëve të këtij veprimi qyqar. Duke u nisur nga faktri se ky është një veprim i përsëritur ne shprehim sa indinjaten po aq edhe habinë tone pse organet kompetente të hetuesisë nuk arritën të sqarojnë rastin dhe aktorët të nxjerrin para organeve të drejtësisë. Prandaj ne insistojmë në hetime të menjëhershme me qëllim të sqarimit të rastit dhe të parandalimit të përsëritjes të akteve të këtilla vandale në të ardhmen.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *