Home / Lajme / Rajon / Shqipëria dhe Kina nënshkruajnë memorandum për administrimit dhe menaxhimit e ujrave

Shqipëria dhe Kina nënshkruajnë memorandum për administrimit dhe menaxhimit e ujrave

Shqipëria dhe Kina do të bashkëpunojnë në fushën e administrimit dhe menaxhimit të integruar të ujrave. Një memorandum i posaçëm është nënshkruan të mërkurën në Pekin nga ministrat e bujqësisë të të dy vendeve.

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Edmond Panariti, ndërsa falenderoi homologun e tij Chen Lei, tha se marrëveshja parashikon bashkëpunimin në sektorin e menaxhimit të integruar të ujerave, administrimit në mënyrë efikase të burimeve ujore, koordinimin e strukturave qëndrore dhe vendore në hartimin e strategjive për përballimin e përmbytjeve, racionalizimin e përdorimit të burimeve ujore në rang kombetar dhe hartimin e nismave ligjore per shfrytzimin dhe administrimin e tyre.

Ministri Chen Lei e vlerësoi Shqipërinë si vend me burime të pasura ujore dhe me potencial të lartë zhvillimi, ndërkohë që siguroi dhe mbështetjen e plotë të dikasterit që ai drejton.

Ndër të tjera memorandumi parashikon bashkëpunimin në parandalimin dhe menazhimin e përmbytjes dhe thatësirës, impaktin e ndryshimeve klimatike mbi burimet ujore e masave ndaj tyre, zhvillimin e kapaciteteve për menaxherët dhe inxhinjerët e burimeve ujore, si dhe koordinimin dhe bashkëpunimim në aktivitete ndërkombëtare për ujërat etj.

Format e bashkëpunimit do të bëhen të mundura nëpërmjet shkëmbimit të informacionit dhe literaturës, që lidhet me fushat e specifikuara, shkëmbimin e delegacioneve qeveritare, teknike dhe tregtare, për të diskutuar dhe zbatuar projekte bilaterale. Tjetër formë bashkëpunimi do të jetë dhe organizimi i trajnimeve teknike, seminareve dhe aktivitete për shkëmbim, inkurajimi i instituteve kërkimore shkencore të të dy palëve, të bëjnë projekte të përbashkëta kërkimore dhe të shkëmbejnë personel dhe stazhierë.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *