Home / Kryesoret / Shtrejtohen karburantet

Shtrejtohen karburantet

Benzina Eurosuper BS 95 prej sonte në mesnatë do të shtrenjtohet për 1,5 denarë, ndërsa Eurosuper BS 98, disel dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri për dy denarë. vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE).

Sipas vendimit të KRRE, një litër Eurosuper BS 95 do të shitetet për 63 denarë, ndërsa Eurosuper BS për 65 denarë. Çmimi i ri i një litre “Eurodisel (D-EV) është 50 denarë, ndërsa vajit ekstra të lehtë për amvisëri 38,5 denarë.

Çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS rritet për 1,67 denarë dhe një kilogram do të kushtojë 24.078 denarë.

Rritja e çmimeve me pakicë e derivateve të naftës mesatarisht është për 4,36 për qind.

KRRE e solli vendimin për ndryshim të çmimit në bazë të çmimit mestar të naftës së papërpunuar në tregjet botërore dhe raportit të kursit të denarit lidhur me dollarin në dy javët e fundit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *