Home / Kuriozitete / Si t’i dallosh xhinset që të bëjnë pa i provuar? Ja një truk që ta tregon

Si t’i dallosh xhinset që të bëjnë pa i provuar? Ja një truk që ta tregon

Ndodh shpesh që, edhe pse ke dëshirë të blesh diçka të re, thjesht nuk ke dëshirë ta provosh.

Ka disa njerëz që kanë sy të mprehtë për veten edhe nëse nuk i provojnë veshjet, por ka të tjerë që e kanë të domosdoshme provën në një dyqan. Ka një mënyrë edhe për këto raste.

Disa pjesë të trupit janë pothuajse të barabarta me njëra-tjetrën, ndaj ta bëjnë më të lehtë shopping-un. Kështu për shembull, parakrahu dhe këmba janë në të njëjtën gjatësi, dhe kjo të ndihmon sa herë që do të blesh këpucët. Po kështu, edhe perimetri i qafës është pothuajse i njëjtë sa gjerësia e pantallonave në bel. Pra, nëse do të blesh një palë xhinse që të përshtaten pa u përpjekur t’i provosh, vendosi rreth qafës. Ja në ç’mënyrë:

Mjaftojnë vetëm 2 sekonda për të parë nëse të përshtaten ose jo një palë xhinse të reja. Xhinset me kopsën e mbyllur vendosi rreth qafës. Nëse fundet takohen me njëri-tjetrin, atëherë ato do të të bëjnë edhe në bel. Nëse mbetet një boshllëk, ka gjasa që janë të vogla dhe nëse fundet mbivendosen, atëherë mund të jenë shumë të mëdha. Është një truk shumë i saktë dhe i pagabueshëm, sipas ekspertëve të shitjeve. Provoje herën tjetër dhe vërtetoje!

Gjithashtu lexo

Ky është një prej gjarpërinjve më të pakapshëm në botë

Pas një kërkimi 64-vjeçar të shkencëtarëve në Brazil gjarpri më i pakapshëm në botë është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *