Home / Kryesoret / Simpozium ndërkombëtar “Energjetika – 2016”

Simpozium ndërkombëtar “Energjetika – 2016”

 Në Ohër sot fillon simpoziumi ndërkombëtar “Energjetika-2016” që e organizon Shoqata e energjetikëve të Maqedonisë (ZEMAK).

Në ngjarjen e cila tradicionalisht organizohet në çdo dy vjet, do të prezantohen 79 punë autoriale, ndërsa në seancat plenare  do të diskutohet për strategjinë energjetike të Ballkanit, termoelektranet, gazin natyror, teknologjinë e hidroelektraneve dhe pajisjen digjitale  për menaxhim me kapacitetet. Qëllimi është sigurimi i platformës për këmbim të informatave më të rëndësishme, arritje dhe përvoja mes ekspertëve  nga fusha e energjetikës, kompanitë private, qendrat hulumtuese, universitetet dhe palët tjera të interesuara  në nivel lokal dhe ndërkombëtar.

Simpoziumi do të zgjasë deri të shtunën 8 tetor,  ndërsa në dy sesionet e sotme plenare ekspertë nga Maqedonia, Bullgaria, BeH-ja, Italia, Rusia dhe Suedia do të diskutojnë për gjendjet në sektorin si faktor i rëndësishëm ekonomik në RM dhe më gjërë.

Simpoziumi energjetik do të këmbejë mendime rreth sfidave me të cilat përballen subjektet energjetike dhe do t’i identifikojë mekanizmat për tejkalimin e tyre. Do të prezantohen edhe inovacionet në fushën e efikasitetit energjetik dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor, si dhe analizat e reja preliminare rreth projekteve të ardhshme energjetike potenciale në Maqedoni.

Mbështetës kryesor i simpoziumit të sivjetëm është SHA ELEM.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *