Home / Lajme / Rajon / Sllovakia e njeh Kosovën nëse dialogu përfundon me marrëveshje

Sllovakia e njeh Kosovën nëse dialogu përfundon me marrëveshje

Ish-kryeministrja e Sllovakisë, Iveta Radiçova, tha se njohja e pavarësisë së Kosovës nga vendi i saj, varet nga përfundimi i bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

“Do të presim përfundimin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Nëse arrijnë një marrëveshje – Sllovakia do ta pranojë atë”, tha Radiçova në një bisedë me Radion Evropa e Lirë.

Ajo tha se BE-ja duhet të ndihmojë vendet e Ballkanit Perëndimor që po përballen “me shumë fatkeqësi, përfshirë edhe varfërinë e madhe, para së gjithash në Kosovë, por edhe në Bosnjë e Hercegovinë”.

“Duhet të ndihmojmë në rimëkëmbjen dhe ndërtimin e infrastrukturës ekonomike. Në të kundërtën, qytetarët e këtyre vendeve do të jenë çdo ditë e më të pakënaqur”, tha Radiçova.

Ajo gjithashtu tha se “entuziazmi i qytetarëve të vendeve të Ballkanit me BE-në po bie për shkak se nuk shohin një përmirësim të prekshëm në jetën e përditshme”.

Sllovakia është një nga pesë vendet anëtare të BE-së që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, të shpallur prej vitit 2008.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *