Home / Sport / Sot është një ditë e madhe për Kombëtaren shqiptare (FOTO)

Sot është një ditë e madhe për Kombëtaren shqiptare (FOTO)

Sot është një ditë e veçantë për futbollin shqiptar pasi më 11 tetor 2015 Shqipëria shkroi me gërma të arta historinë duke u kualifikuar për herë të parë në një Kampionat Europian.

Një skuadër që së bashku me stafin teknik dhe De Biasin dhanë shpirtin për të marrë fitoren e merituar në Jerevan.

Tre gola nga djemtë e një kombi të bashkuar Gjimshiti nga Lugina e Preshevës, Gashi nga Kosova dhe Sadiku nga Shqipëria i dhanë zyrtarisht festën çdo shqiptari anembanë botës.

Nuk mund të harrojmë imazhin e kapitenit Lorik Cana i cili në fund të takimit kundër Armenisë shpërtheu në lot dhe më pas përqafonte presidentin e FSHF-së, Armand Dukën.

Në atë moment zemra e çdo shqiptari u rizgjua pasi ëndrra e një kombi u bë realitet falë edhe mjeshtërisë së De Baisit i cili e futi Shqipërinë në hartën e botës së futbollit elitar.k2 k1

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *