Home / Kryesoret / Sot zgjidhet kryetari i ri i Gjykatës Kushtetuese

Sot zgjidhet kryetari i ri i Gjykatës Kushtetuese

Gjykatësit kushtetues sot në seancën e caktuar në orën 11 do të zgjidhet kryetari i ri i gjykatës, merret vesh nga burime brenda Gjykatës Kushtetuese.

Seanca për zgjedhjen e kryetarit është caktuar për sot, pasi që pa kryetar të ri do të bllokohej puna e Gjykatës Kushtetuese.

Kryetares aktuale, Elena Gosheva, i skadon mandati me 1 nëntor, gjegjësisht për dy javë.

Sipas informacioneve kandidat më serioz për kryetar të Gjykatës Kushtetuese është gjykatësi Nikolla Ivanovski i cili e ka përkrahjen e Gosheva.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *