Home / Kryesoret / Specialja kërkon edhe përgjimet e DSK-së për “Lagjen e Trimave”

Specialja kërkon edhe përgjimet e DSK-së për “Lagjen e Trimave”

Kryeprokurorja speciale e Maqedonisë Katica Janeva ka bërë të ditur se PSP kërkon incizimet që janë bërë nga DSK nga vitit 2008 deri në vitin 2015, që përfshin edhe përgjimet e bëra për rastin Lagja e Trimave. Në opinion ende ekzistojnë dyshime të mëdha lidhur me prapaskenën e këtij rasti. Prandaj edhe si duket janë obstruksionet që po u bëhen prokurorëve nga ana e udhëheqësisë së DSK-së.

“Jemi futur në DSK me dy urdhëresa nga gjykata. Në ato urdhëresa thuhet se duhet t’i ndërmarrim të gjitha masat e posaçme hetuese, jemi duke i kërkuar të gjitha pamjet dhe të gjitha incizimet që i kanë bërë në periudhën nga viti 2008 deri në vitin 2015. Bashkëpunimi po shkon rëndë, drejtori i DSK-së po refuzon të veprojë. Njëkohësisht këtu është dhe nuk e di se në çfarë baze po qëndron drejtori i Byrosë për Siguri Publike Mitko Çavkov, edhe tjerë po vijnë. Por njëkohësisht ju garantojmë se unë dhe ekipi im mbetemi këtu deri sa t’i zbatojmë urdhëresat gjyqësore”, ka deklaruar dje Janeva, transmeton Gazeta Lajm.

Ajo ka shtuar se janë futur në DSK, pas paraprakisht kanë dështuar kërkesat e tyre që të dorëzohen të gjitha dokumentet që kërkohen nga 8 marsi e këndej. “Kjo është në kuadër të mandatit tonë se kush, si dhe pse ka përgjuar, a është përgjuar në DSK, ose bëhet fjalë për shërbime të huaja, atë jemi duke e verifikuar për momentin. Disa herë kemi ardhur të bisedojmë me të punësuar në DSK, por bashkëpunimi nuk dha fryte, prandaj ja bashkëpunimi patjetër duhej të bëhet me urdhëresa gjyqësore. Po punojmë dhe do të punojmë deri vonë natën, shpresoj edhe më shumë ditë, deri sa nuk e kryejmë punën. Tani të DSK-së kërkojnë pauzë për takim”, ka deklaruar Janeva.

Ajo deklaroi se drejtori i DSK-së Vlladimir Atanasovski nuk po bashkëpunon, por paralajmëroi se nuk do të dalë nga selia e DSK-së, pa sigurimin e dokumentacionit që e kërkon.

Prokurorja Lençe Ristevska bëri të ditur se pengesat nga DSK po vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *