Home / Shëndeti / Spinaqi mbron zemrën dhe sytë

Spinaqi mbron zemrën dhe sytë

Spinaqi ka dyfishin e fibrës që kanë perimet tjera të gjelbra, kështu duke e bërë një zgjedhje të mirë për ata që janë të prirë për t’u ushqyer shëndetshëm. Është i pasur me vitamina A dhe K, dhe është burim i mirë me hekur dhe folate. Spinaqi ofron antioksidues si beta-karotene, që ndihmojnë shëndetin e zemrës, luftojnë kancerin, dhe ndihmojnë të keni sy të shëndetshëm, transmeton “Zeri”.

Spinaqi i pagatuar (ashtu i gjallë) është i shijshëm në sallata apo mund ta grish dhe t’ia thyesh ca vezë të përziera, ta përdorësh në sup apo edhe në pasta. Mund edhe ta pish po që se ke shtrydhëse frutash, hedh spinaqin aty dhe bëj lëng spinaqi.

Është interesant se edhe nëse spinaqi zihet në temperatura të larta, ai nuk i humb aspak vetitë e tij të dobishme, prandaj nuk ka rëndësi sesi e konsumoni, por me rëndësi është që ai të gjendet në dietën tuaj, pasi me konsumimin e spinaqit ju do të kontribuoni në shëndetin e përgjithshëm tuajin. Ajo që është e rëndësishme, është fakti se këtë perime tani mund ta gjeni gjatë tërë vitit.

Gjithashtu lexo

10 të famshmit që nuk arritën t’i përmbushin standardet e bukurisë në Hollywood (Foto)

Shumë të famshëm duhet t’i përshtaten paraqitjeve të tyre në një kornizë strikte të Hollywoodit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *