Home / Kryesoret / Suomalainen: Janë ndërmarr masa të mira për t`u siguruar kredibiliteti i listës zgjedhore

Suomalainen: Janë ndërmarr masa të mira për t`u siguruar kredibiliteti i listës zgjedhore

Mendoj se janë duke u ndërmarr masa të mira me qëllim që të sigurohet se lista zgjedhore është kredibile. Lista zgjedhore gjithmonë duhet që të reflektoje për situatë aktuale, jo situatën para pesë ose dhjetë viteve, por për njerëzit ku me të vërtetë jetojnë. Në shumë vende kjo gjë bëhet automatikisht, theksoi shefja e misionit të OSBE-së në Shkup, Nina Suomalainen, .

Në raport me çështjen nëse janë krijuar të gjitha parakushtet që zgjedhjet ta janë të rregullta, ajo shtoi se për momentin situata duket më e mirë dhe shpreson se do të vazhdojnë me hapat e nevojshme dhe zbatimin e Marrëveshjes.

Për vendimin eventual të Gjykatës Kushtetuese për Prokurorinë Speciale Publike që do të mund të ishte pengesë për mbajtjen e zgjedhjeve, Suomalainen theksoi se ‘nëse Gjykata kushtetuese sjell ndonjë vendim për këtë çështje, atëherë partitë politike detyrohen që të bëjnë ndryshime të ligjit nëse është e nevojshme.’

“Besoj se ai obligim do të zbatohet. Nuk do të dëshiroja të shkoja në çështje të paparashikueshme dhe kuptohet se fokusi duhet që të jetën në zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinos dhe pjesa e dytë e kësaj marrëveshje e nënshkruar nga të gjitha partitë politike obligon për këto aspekte”, shtoi Suomalainen

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *