Home / Kryesoret / Takim i Spasovskit me kandidatët për nëpunës policorë të cilët nuk janë angazhuar në MPB

Takim i Spasovskit me kandidatët për nëpunës policorë të cilët nuk janë angazhuar në MPB

34 kandidatët për policë të cilët në maj të këtij viti mbetën jashtë listës për punësim në MPB, protestuan për të dytën herë me radhë para godinës së ministrisë. Ata kërkojnë që të jenë pjesë e grupit prej 400 policëve që u punësuan, me të cilët kanë ndjekur trajnimin e njëjtë. 22 nga 34 kandidatët që nuk janë pranuar, janë shqiptarë.

“Në emër të 34 kandidatëve ju lutemi që ky problem të zgjidhet sa më parë, sepse është muaji i 6 radhazi që ne po presim një telefonat nga ana juaj. Ne nuk duam që të na përzini në punë politike”, u shpreh Lumturie Asani, kandidate për police.

Pas protestave kandidatët zhvilluan takim me ministrin e brendshëm Spasovski dhe zëvendësin e tij Nuhiu. Por edhe kësaj radhe nga ky dikaster kandidatëve u është thënë se problemi qëndron tek ministria e Financave sepse nuk ka siguruar mjetet e nevojshme për pagat e tyre.

“Sot biseduam edhe njëherë , unë dhe zëvendësi im e përsëritëm këtë qëndrim se duhet të kërkojmë që këta persona që kanë kryer trajnimin të jenë pjesë e MPB-së . Unë do t’i dorëzoj kërkesat deri te Ministria e Financave dhe mendoj se ajo ministri do t’i pranoj ato kërkesa dhe që tua mundësojmë këtyre të rinjve të jenë pjesë e MPB-së në atë pjesë për të cilën janë shkolluar”, theksoi Oliver Spasovski, minister i punëve të brendëshme.

“ Përgjigja nga Ministria është  e njëjta. D.m.th problemi është tek financat. Presim të  mërkurën të shkojmë përpara Ministrisë së financave dhe të shohim se ç’do bëhet”, u shpreh Elizabeta Aleksosvska, kandidate për police.

Por Ministria e Financave ka hedhur poshtë deklaratën e Spasovskit duke thënë se mjetet financiare janë të siguruara nga ky dikaster.

“ Ministria e Financave i demanton pretendimet se nuk kemi siguruar mjete për rrogat e 34 kandidatëve për nëpunësit policor të cilët sot protestuan para ministrisë për Punë të Brendshme. Ministria e financave i ka siguruar mjetet financiare për të gjithë kandidatët, ndërsa punësimet duhet t’i kryej Ministria e Brendshme”.

Kandidatët pretendonin se anashkalimi i punësimit të tyre nuk është për shkaqe financiare por për qëllime politike. Ndryshe, më 19 maj është bërë nënshkrimi solemn i kontratave për punësim të 400 zyrtarëve policorë ndërsa një ditë më vonë 34 të tjerë që nuk janë thirrur për lidhjen e kontratës kanë protestuar para MPB-së . Por pavarësisht protestave dhe premtimeve për punësim, deri më tani nuk ka pasur asnjë hap konkret.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *