Home / Kryesoret / Të reshura të shiut të ndjekura me bubullima prej nesër pasdite

Të reshura të shiut të ndjekura me bubullima prej nesër pasdite

Të reshura të shiut, vende-vende të ndjekura me bubullima të rralla priten nesër pasdite, kumtoi DPHM.

Të reshura më të rrëmbyeshme do të ketë në orët e mbrëmjes dhe të natës drejt ditës së mërkurë, veçanërisht në pjesët veriperëndimore dhe veriore, ku lokalisht pritet të bien mbi 20 litra shi në një metër katror.

Nesër paradite do të mbisundojë mot kryesisht me vranësira dhe me periudha të shkurtëra të diellit.

Të mërkurën në orët e paradites ende do të ketë të reshura të shiut, të cilat do të jenë lokale dhe me intensitet më të dobët, ndërsa nga dita e enjte pritet mot stabil dhe më ngrohtë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *