Home / Showbiz / Të rritur pa mbështetje familjare

Të rritur pa mbështetje familjare

Sot mbretërojnë në botën e shoubiznesit, por janë rritur pa mbështetjen e baballarëve dhe nënave të tyre. Përvojat e pakëndshme që kanë përjetuar nënat e tyre, më vonë edhe ato i kanë bartur në jetën e tyre të dashurisë. Aktorja e famshme e Hollivudit, Leighton Meester, ka ngritur padi kundër nënës së saj, pasi ishte zbuluar se ajo po shpenzonte para të cilat ishin dedikuar për shërimin e vëllait të saj të vogël. Këngëtaren Beyonce Knowles, më së shumti e kishte goditur tradhtia e babait të saj.

Ai me nënën e tij Tina, ka kaluar tre dekada në martesë, por kishte dy fëmijë jashtë martese. Tina dhe Mathew ishin shkurorëzuar. Beyonce dhe motra e saj Solange, ishin pjesëmarrëse në martesën e dytë të nënës së tyre me Richard Lauson, ndërsa martesës e dytë të babait të tyre në vitin 2013, i ishin shmangur. Babai i aktores dhe këngëtares së famshme Hilary Duff, kishte dashnore derisa ende ishte në martesë me mamanë e Hilary-t. Ky skandal familjar e kishte shtyrë bukuroshen që të jetë mbështetëse e madhe për nënën e saj, por edhe kishte shërbyer si inspirim për dy këngët e saj. Angelina Jolie pjesën më të madhe të fëmijërisë së saj e ka kaluar pa praninë e babait të saj, prandaj edhe nuk i ka folur kurrë pasi është rritur. Aktorja thotë se mamaja e saj Marcheline, e cila vite më parë kishte vdekur nga kanceri i gjirit, ishte e dedikuar për rritjen e fëmijëve, por ai kurrë. Halle Berry është rritur duke shikuar se si babai i saj e rrihte vazhdimisht nënën e saj.

Ajo ishte dëshmitare e dhunës së vazhdueshme familjare.  “Zgjidhja partnerë të cilët i ngjanin babait tim”, ka rrëfyer aktorja. Marc Evans, babai i këngëtares së famshme Adele, e kishte braktisur familjen kur ylli i muzikës ishte vetëm 3-vjeç. Kur vajza e tij ishte bërë e famshme, babai në publik kishte zbuluar sekrete familjare, çka e ka shtyrë këngëtaren të ndërpresë çdo komunikim me të./ZERI

Gjithashtu lexo

Tuna në shënjestër të kritikave

Në rrjedhë kronologjike, Altuna Sejdi – Tuna gjithmonë ka qenë një hap para kur është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *