Home / Lajme / Teatri i Tetovës organizon edicionin e pestë të Festivalit Ndërkombëtar të Dramës Nacionale

Teatri i Tetovës organizon edicionin e pestë të Festivalit Ndërkombëtar të Dramës Nacionale

Teatri i Tetovës këtë vit organizon edicionin e pestë të Festivalit Ndërkombëtar të Dramës Nacionale. Festivali fillon te Premten me datë 14 Tetor 2016 ora 20:00 në sallën e madhe të Teatrit të Tetovës. Hapjen solemne do ta shënojë prezentimi i Teatrit Kombëtar të Kosovës me shfaqjen “Grafitet” me autor: Mehmet Kraja dhe regjisor: Fadil Hysaj, ndërkaq përmbyllja do të bëhet nga Teatri Shtetëror i Stambollit me shfaqjen “Huzur” të Mërkurën me 19 Tetor ora 20:00.

Për dallim nga edicionet tjera këtë vit Festivali i Dramës Nacionale do të ketë karakter garues, respektivisht juria e përbërë nga z. Nexhat Birexhik – aktor nga Turqia, Jeton Neziraj – dramaturg nga Kosova dhe Muzafer Etemi – aktor nga Maqedonia do të ndajnë pesë çmime për: tekstin më të mirë, shfaqjen më të mirë, regjisorin më të mirë, aktori dhe aktorja më e mirë.
Artdashësit skenik do të kenë kënaqësinë që brenda gjashtë netëve të gëzojnë performancat e gjashtë trupave teatral nga mbarë rajoni.

Gjithashtu lexo

VMRO nis fushatë, Maqedonia do të ketë probleme me marrëveshjen me Bullgarinë

Komiteti Qendror i partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE ka thënë se takimin e fundit është diskutuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *