Home / Lajme / Botë / Tensionet Rusi-Perëndim,katedralet e Putin pushtojnë kullën Eiffel

Tensionet Rusi-Perëndim,katedralet e Putin pushtojnë kullën Eiffel

Në qiellin e Parisit së fundmi janë ndërtuar 5 kupola në formë arkitekturore ruse, neobizantine.

Pikërisht pranë Kullës Eiffel një nga simbolet e kryeqytetit francez  do të hapen së shpejti 5 qendra shpirtërore ortodokse ruse, ku do të ketë shkolla elementare, një zonë për reklama e mbi të gjitha një katedrale “Sainte –Trinite”. Kisha  është e lartë 37 metra e lartë.

Kur nisi të flitej për këtë ndërtim në 2007 ish ministri i kulturës franceze kish përmendur kishën  ndërtimin e kishë Shën Vladimir. Ky projekt është dashur me këmbëngulje nga presidenti rus Putin  i cili ka bërë presion që këto ndërtime të realizohen, duke investuar shumën prej  170 milionë euro.

Në fakt kreu i Kremlinit nuk do të jetë i pranishëm në inagurim. Pikërisht kriza diplomatike mbi luftën në Siri ka shtyrë Putin të anulojë vizitën në Paris. Në tentativën për të rikuperuar marrëdhëniet me Moskën, në atë kohë presidenti Sarkozy autorizoi që Rusia të blinte një terriror prej 4 mijë metrash katrorë në një nga lagjet më të njohura të kryeqytetit.

Por arkitekti i zgjedhur nga Moska, spanjoll me origjinë ruse u dëbua nga kryebashkiaku francez.

Por Putin nuk e braktis kurrsesi projektin, punëson një arkitekt francez mik i Rusisë.Projekti i ri bën disa korrigjime:Lartësia e kupolës është zvogëluar, dhe muret janë bërë prej guri  Burgundy,materiale tipike të monumenteve pariziane. Kryebashkiakja Hidalgo  u bind se projekti duhej të vazhdonte edhe për faktin që patriarku i Moskës duhet të mbledhë besimtarët e tij diku.
Këto ndërtesa tipike ruse rrezikojnë të mbulojnë madhështinë e kullës Eiffel, çka është e papranueshme për autoritetet franceze.

Shërbimet sekrete  kanë paralajmëruar Elizeun mbi mundësinë që qendra kulturore ruse, vetëm pak metra nga pallatet e pushtetit  mund të ketë funksione të tjera. Pavarsisjt të gjithave  Putin arrin të ketë katedralen e tij “Shën Vladimir” në qendër të Europës.

E inagurimi vjen pikërisht në momentin kur marrëdhëniet mes Moskës dhe Perëndimit janë më shumë se të tensionuara, stili neobizantin ka pushtuar qiellin e Parisit.

Gjithashtu lexo

Ishulli i Fazanëve që ndan dy shtete: Këtë vend të vogël e administron gjatë muaj Spanja dhe gjashtë tjerë Franca (Video)

Në provincën Baske, mes qytetit verior spanjoll Irun dhe atij jugperëndimor në Francë, Henda, rrjedh …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *