Home / Kryesoret / Tentativat për krijimin e një “kombi kosovar” janë anti-shqiptare

Tentativat për krijimin e një “kombi kosovar” janë anti-shqiptare

Prononcim: Tahir Veliu, kryetar i Lëvizjës për Shqipëri të Bashkuar

Shqiptarët, padyshim që i janë gëzuar shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, si fazë e përkohshme në shërbim të synimit përfundimtar – jetësimit të Shqipërisë së Bashkuar, ashtu siç është sanksionuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe betimin e Ushtrive Çlirimtare (UÇK-UÇPMB-UÇKombëtare).

Duke pasur parasysh se të gjitha përpjekjet e shqiptarëve, qysh nga periudha e Besëlidhjes së Lezhës e deri më sot, synim kryesor kishin dhe ende kanë çlirimin dhe ribashkimin kombëtar, atëherë tentativat e rrezikshme për krijimin e një “kombi kosovar” janë plotësisht anti-shqiptare dhe kundër vullnetit të shqiptarëve, veçanerisht atyre që jetojnë në Kosovë.

Deklarata e panevojshme, anti-shqiptare dhe aspak diplomatike e Ministrit të Jashtëm të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, nxiti një mini përplasje mes klaneve këndej dhe andej Drinit. Ky mllef i shfaqur i Ministrit të Jashtëm, më së miri i shërben politikës pansllaviste dhe kurrsesi Kosovës dhe çështjes kombëtare shqiptare.
Republika e Shqipërisë është e obliguar, në bazë të Kushtetutës, saktësisht nenit 8, ku thuhet se “Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare te popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj”, prandaj, me të drejtë çdo zyrtar i Republikës së Shqipërisë, është i obliguar të mbroj interesat e kombit shqiptar.
Klasa politike e Republikës së Kosovës duhet ta ketë parasysh se Republika e Shqipërisë, ishte shpallur e pavarur dhe sovrane me 28 nëntor të vitit 1912, nga delegatët e të gjitha trojeve shqiptare dhe fal përpjekjeve kombëtare të tërë shqiptarëve, padallim feje e krahine.

Jo, jo fjalët e kryeministrit të Republikës së Shqipërisë për Kosovën, nuk e dëmtojnë dhe nuk e shkatërrojnë Kosovën. Kosovën e shkatërron korrupcioni, krimi i organizuar, moszhvillimi ekonomik, kapja e shtetit, kjo klasë politike e cila pushtetin e sheh si mundësi për përfitime të përjetshme klanore e partiake, mediat e papërgjegjshme që krijojnë përçarje ndërshqiptare (të financuara nga Serbia), kompromiset e njëpasnjëshme të këtij pushteti me Serbinë, dhe tendenca anti-shqiptare e financuar nga institucionet e Republikës së Kosovës, për shkombëtarizimin e qytetarëve të vet shumicë – shqiptarëve, siç ishte rasti i fundit i fabrikimit të lajmit të rrejshëm, për gjoja ndalesen e flamurit kombëtar shqiptar në ndeshjet e përfaqsuesës së Kosovës.

Shqipërinë, Kosovën dhe trojet e tjera të pushtuara të Shqipërisë, i rrezikon kjo klasë politike e çorientuar, servile, kriminale dhe anti-kombëtare, e cila heshtë për trojet e pushtuara shqiptare (Iliridën nën IRJM, Malësinë e Madhe nën Mal të Zi, Kosovën Lindore nën Serbi dhe Çamërinë nën Greqi), kjo klasë politike që nuk ndan fond të veçant për trojet e pushtuara shqiptare, kjo klasë politike e cila ende heziton për krijimin e tregut mbarëkombëtar shqiptar, kjo klasë politike e cila heziton të krijojë një ligë mbarëkombëtare, kjo klasë politike e cila nuk pajisë të gjithë shqiptarët padallim me pasaportë shqiptare, kjo klasë politike e cila ka degraduar sistemin arsimor kombëtar, kjo klasë politike e cila detyron shqiptarët të shpërngulen nga trojet e tyre, në mungesë të vendeve të punës dhe sigurisë jetësore dhe përfundimisht kjo klasë është e pa aftë për të udhëhequr shqiptarët, në rrugen e pashmangshme të jetësimit të shtetit kombëtar të shqiptarëve – Shqipërisë së Bashkuar, si parakusht për stabilitet rajonal dhe zhvillimin e mirëqënies afatgjate të kombit shqiptar. Trojet shqiptare nuk janë të varfëra, por të varfëra i bënë kjo klasë politike, që është nën ndikimin e shteteve fqinje, armike dhe pushtuese të më shumë se gjysmës së trojeve tona.Tv Koha.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *