Home / Kryesoret / Tentim për grabitje në pompën e benzinës

Tentim për grabitje në pompën e benzinës

Te dielen në mëngjes  në Gostivar, në rrugën e “Ilindenit”, konkretisht në pompën e benzinës “Mak Petrol”, tre persona të panjohur të maskuar, nga të cilët njëri ka qenë i armatosur me pistoletë, ndërsa tjetri me një thikë kanë hyrë brenda pompes së benzinës, para se të futeshin brenda, i punësuari që për momentin ka qenë në magacinën e pompës së benzinës pasi që i ka vërejtur është mbyllur në depo, përderisa i punësuari tjetër I cili ka qenë te arka, është goditur në kokë me dorezën e thikës nga njëri prej personave të maskuar, nga e cila goditje si pasojë ka rrënë në tokë pa vetëdije, pas çka personat e maskuar kanë ikur nga vendi i ngjarjes. I punësuari që është goditur me dorezën e thikës pasiqë ka ardhur në vetëdije me anë të një taksi është drejtuar për në spitalin e Gostivarit. Pas kryerjes së hetimit është gjetur thika , dhe do të kryhet hetim shtesë për të vërtetuar nëse është marrë diçka. Nga ana e pjestarëve të policisë janë privuar nga liria dy persona nga Gostivari, dhe një nga Tetova, për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “grabitje”, dhe me të njëjtit po bisedohet dhe njëkohësisht punohet në zbardhjen e plotë të rastit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *