Home / Kryesoret / Tetova nikqore e festivalit të dramës – VIDEO

Tetova nikqore e festivalit të dramës – VIDEO

Prej nesër  në qytetin e Tetovës, në sallën e Teatrit të Tetovës fillon edicioni i pestë i festivalit ndërkombëtarë të dramës nacionale që organizohet nga teatri i Tetovës. Për dallim nga edicionet e tjera këtë vitë festivali i Dramës Nacionale do të ketë karakter garues, juria e përbërë nga Nexhat Birexhik aktor nga Turqia, Jeton Neziraj dramaturg nga Kosova dhe Muzafer Etemi aktor nga Maqedonia do të ndajnë pesë çmime për tekstin më të mirë, shfaqjen më të mirë, regjisorin më të mirë si dhe për aktorin dhe aktoren më të mirë. Hapjen solemne do ta bëjë prezantimi i Teatrit Kombëtarë të Kosovës me shfaqjen “Grafitet”, me autor Mehmet Kraja dhe regjisor Fadil Hysaj, ndërkaq përmbylljen do ta bëj Teatri Shtetëror i Stambollit nga Turqia me shfaqjen “Huzur” deklaroi Valmir Aziri drejtor i Teatrit të Tetovës përmes një konference me gazetarë.

Teatri i Tetovës këtë vit organizon edicionin e pestë të dramës nacionale, festivali fillon të premten me datë 14 tetorë 2016 ora 20.00 në sallën e madhe të Teatrit të Tetovës, këtë vit nderin për të bërë hapjen solemne do ta shënojë prezantimi i teatrit kombëtarë të Kosovës me shfaqjen “Grafitet”, me autorë Mehmet Kraja dhe regjisorë Fadil Hysaj, ndërkaq përmbyllja do të bëhet nga teatri shtetëror i Stambollit  me shfaqjen Huzur të mërkurën me datë 19 tetor ora 20.00. Për dallim nga edicionet e tjera këtë vit festivali i dramës do të ketë karakter garues, respektivisht juria e përbërë nga zotëri Nexhat Birexhik, aktor nga Turqia, Jeton Neziraj dramaturg nga Kosova dhe Muzafer Etemi aktor nga Maqedonia do të ndajnë pesë çmime për tekstin më të mirë, për fshaqjen më të mirë, regjisorin më të mirë dhe aktorin, aktoren më të mirë, deklaroi Valmir Aziri drejtor i Teatrit të Tetovës.

Në ndërkohë Aziri është pyetur edhe për buxhetin e këtij festivali që sipas tij nga viti në vit është duke shënuar rritje.

“Nëse vitin e kaluar kishim 500 mijë denarë buxhet për organizimin e festivalit këtë vit e kemi trefishu buxhetin kemi 1 milion e 500 mijë denarë dhe kemi edhe një përkrahje të pa rëzervë nga ana e komunës së Tetovës, kështuqë sivjet falë këtij buxheti të mjaftueshëm kemi arritur që të çojmë deri në fund idenë tonë që festivali të jetë garrues dhe të përmbushim standardet minimale të një festivali internacional të dramës nacionale”, tha  Valmir Aziri drejtor i Teatrit të Tetovës.

Ndryshe këtë vit për realizimin e festivalit ndërkombëtarë të dramës nacionale ministria e kulturës për dallim nga vitet e kaluara këtë vit ka ndarë rreth 1 milion e pesëqind mijë denarë, krahas ministrisë së kulturës festivalin e mbështet edhe komuna e Tetovës.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *