Home / Kryesoret / Thaçi: Platforma jonë është shumë e qartë, e drejtë dhe e pastër

Thaçi: Platforma jonë është shumë e qartë, e drejtë dhe e pastër

Kreu i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi nga Tearca si fajtorë kryesorë për gjendjen e shqiptarëve në Maqedoni ka akuzuar Bashkimin demokratik për Integrim. Fakti se PDSH po i përmend argumentet e vjetra është se pushtetarët s’kanë realizuar asgjë nga ajo që kanë premtuar, konsideron Thaçi.

“Ne flasim hapur me ju që të na kuptoni dhe mesazhet që i japim ti përcillni jashtë njerëzve të cilët janë skeptik, të shtypur dhe të cilët thonë se janë ngopur deri në fyt me këta të BDI-së, por ama nuk e dinë se çka ofrojmë, kërkojnë nga ne fakte dhe argumente për të na mbështetur. Edhe pse platforma jonë është shumë e qartë e drejtë dhe e pastër, herë pas here na thuhet në teren se nuk e dimë se çfarë kërkojmë. Ne ua bëjmë të ditur edhe atyre, normalisht dhe maqedonasve dhe bashkësisë ndërkombëtare se PDSH nuk kërkon asgjë më shumë se sa të drejtat që i kanë popujt tjerë të civilizuar në shtetet e Evropës, e marrë shembull Kroatët në Bosnjë janë vetëm 11 %, por i gëzojnë të drejtat njëjta si i gëzojnë Serbët dhe Boshnjakët, Italianët në Zvicër mund të jenë 4 ose 5%, por i gëzojnë  të gjitha të drejtat si i gëzon edhe vet populli Zvicëran, kjo është platformë e Partisë Demokratike Shqiptare”, tha Thaçi.

“Çështja tjetër që ne e kërkojmë është që parat tona nga tatimet që na i marrin prej xhepit tonë, shteti në mënyrë normale dhe të automatizuar të na i kthej prapë, ashtu siç i kthen në zonat e maqedonasve dhe shohim që ata zona janë bërë perfektë, si në infrastrukturë, kanalizim, ujësjellës, parqe, gjelbërime, çerdhe, ambulance, shkolla, etj, kurse zonat tona ngelin të pa zhvilluara. Pse ne si PDSH kemi konflikte me BDI-në? Janë edhe ata shqiptarë ndoshta edhe ata kanë dëshirë që të bëjnë mirë, mirëpo  konflikti fillon atëherë kur deputeti i BDI-së thotë se buxheti ndahet në mënyrë proporcionale, fjalën që duhet ta thonë deputetët maqedonas e thotë këta të BDI-së  për të vërtetuar se projekti është i drejtë, por nuk është kështu,  ata i marrin paratë e popullit prej tatimeve dhe të njëjtat nuk i kthejnë tek populli shqiptar ashtu siç i kthehen popullit maqedonas”, shtoi më tutje kreu i PDSH-së.

Sipas Thaçit kur Partia Demokratike Shqiptare do të fitojë mandatin, atëherë këto projekte në të mirë të popullit do realizohen dhe shqiptarët do të mund të kenë një jetë dinjitoze.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *