Home / Sport / Tjetër vlerësim i madh për Shkëlzen Gashin

Tjetër vlerësim i madh për Shkëlzen Gashin

Vitin e kaluar Colorado Rapids ishte skuadra më e dobët në kampionatin amerikan MLS, ndërsa këtë vit është kualifikuar para kohe për në play-off, një arritje e madhe.

Meritë e një skuadre që është rritur shumë në aspektin mbrojtës, por edhe e lëvizjeve në transferime nga klubi, me Shkëlzen Gashin që po rezulton një përforcim i shkëlqyer.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, i cili te Colorado ka luajtur thuajse gjithmonë si anësor i majtë, ka zhvilluar një sezon mjaft pozitiv dhe tashmë është përzgjedhur mes pesë kandidatëve për çmimin “Debutuesi i Vitit”, që jepet për lojtarët që luajnë sezonin e parë të tyre në MLS.

Me tetë gola të shënuar dhe katër asistime, Gashi ka dhënë një kontribut mjaftë të madh për Coloradon.

Gashi është në garë për ta fituar këtë cmim me mbrojtësin anglez Ashley Cole (La Galaxy), Carlos Gruezo (Dallas), Van Dame (La Galaxy) dhe me mesfushorin Nicolas Lodeiro (Seatle)

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *