Home / Shëndeti / Trangujt, një super ushqim

Trangujt, një super ushqim

Tashmë dihen mjaft mirë se çfarë dobish sjellë konsumimi i trangujve për organizmin e njeriut, kjo falë përmbajtjes së sasisë së lartë të mineraleve.

Nëse nuk keni kohë të mjaftueshme të pini ujë të mjaftueshëm, apo thjesht keni harruar ta bëni një gjë të tillë, zgjidhjen ideale do ta gjeni në këtë perime.

Hani një trangull të ftohtë, i cili posedon 90 për qind ujë

Jo vetëm se do t’ju freskojë, por kështu do t’i ktheni edhe lëngjet e humbura. Sasia e ujit që gjendet në trangull, me shpejtësi të madhe pastron helmet nga trupi.

Në fakt, ky mjet për pastrim është aq efikas saqë është vërtetuar se ndihmon në largimin e gurëve në veshka.

LEXO EDHE: Tastiera e kompjuterit, burim sëmundjesh

Në trangull gjendet hormoni i cili i nevojitet pankreasit për ta prodhuar insulinën, kështu që është perime e shkëlqyeshme për diabetikët.

Nga ana tjetër, hulumtimet kanë treguar se steroli nga trangujt mund ta ulë kolesterolin. Është i pasur edhe me fibra dhe magnez, që ndikojnë në uljen e shtypjes së gjakut.

Ekspertët mjekësorë sugjerojnë që trangujt të kombinohen edhe me kos, pasi efekti për organizmin është shumë më i lartë.

Gjithashtu lexo

10 të famshmit që nuk arritën t’i përmbushin standardet e bukurisë në Hollywood (Foto)

Shumë të famshëm duhet t’i përshtaten paraqitjeve të tyre në një kornizë strikte të Hollywoodit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *