Home / Kryesoret / Transporti: Rebelohen nxënësit e Malësisë – VIDEO

Transporti: Rebelohen nxënësit e Malësisë – VIDEO

Rreth 100 nxënës të Malësisë së Tetovës, kryesisht nga fshati Sellcë, Shipkovicë, Brodec dhe disa prej autotransportuesve kanë protestuar para komunës së Tetovës për shkak të mos zgjidhjes së problemit të transportit, raporton Televizioni Koha.

Jozyrtarisht mësohet se bëhet fjalë për mospajtim lidhur me çmimin e transportit. Nxënësit bashkë me prindërit dhe transportuesit pakënaqësinë e tyre e kanë shprehur në forma të ndryshme, madje nuk kanë mjaftuar as tentimet e Hisen Xhemailit kryetarit të këshillit të komunës që të qetësojë situatën, ndërsa nxënësit kanë grisur letra në korridor.  Më pas ata janë nisur drejt zyrave të kryetares së komunës, ndërsa disa prej tyre, prindërit dhe transportuesit janë takuar me kryetaren e komunës, përfaqësues të sektorit të arsimit dhe kryetarin e këshillit, transmeton Televizioni Koha.

Në ndërkohë pas dy orëve takim me drejtuesit e  komunës, nxënësit, prindërit dhe transportuesit kanë dalur dhe nuk kanë dhënë asnjë prononcim para mediave. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *