Home / Lajme / Kronika e zezë / Tre të rinj nga Tetova kanë vjedhur 320 litra naftë

Tre të rinj nga Tetova kanë vjedhur 320 litra naftë

Zyrtarët policor nga Sektori për punë të brendshme në Tetovë, mbrëmë rreth orës 1 e 20 min në rrugën “Ilindenska” i kanë takuar A.S. (21) nga Zhelina, R.S. (28) nga Dobarce dhe një 16 vjeçar nga Zhelina se si nga një veturë e parkuar transportuese “Man vlekac” kanë marr karburante.

Dy më të moshuarit, të cilët në atë vend kanë ardhur me veturën transportuese, kanë vjedhur nga rezervoari i “Manot” në pronësi të një firme nga Recica e Vogël, nga 300 deri në 320 litra naftë.

Në veturën e tyre transportuese “Asija” me targa nga Tetova, që ka qenë e drejtuar nga A.S. janë gjetur edhe dy kanta me nga 50 litra karburante dhe mjete për vjedhjen e karburanteve, ku të gjitha janë fotodokumentuar dhe janë konfiskuar për ekspertizë, përderisa A.S. dhe R.S janë arrestuar dhe mbajtur në Stacionin Policor në Tetovë.

Pas zbardhjes dhe dokumentimit të rastit, ata do të përballen me gjoba adekuate.

Gjithashtu lexo

”Lëvizja Besa do ta ketë anëtarin e saj në KSHZ”

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli për Makfaks ka deklaruar se partia në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *