Home / Moda / Tri ultrakombinime për ditët vjeshtore: Vitet tetëdhjetë janë kthyer!

Tri ultrakombinime për ditët vjeshtore: Vitet tetëdhjetë janë kthyer!

E njohur me shijen e stërholluar të modës, kjo ikonë e stilit brenda disa ditësh ka prezantuar tri veshje të parezistueshme vjeshtore, të cilat inspirimin kryesor e kanë nga moda e viteve tetëdhjetë.

Në prezantimin e revysë së shtëpisë së modës “Valentino”, Miroslava Duma është shfaqur në veshje ngjyrë të hirtë të punuara nga xhaketa dhe fundi i hollë me prerje, transmeton Telegrafi.1-203

Fjala është për kompletin e shtëpisë së modës “Balenciaga”, i cili është i kombinuar me shkathtësi me çizme të shkurtra dhe shtojca mode në shenjë të syzeve të zeza të diellit dhe çantës me linja të sakta.

2-105

Fanellën me fyt, në kombinim me fundin e gjerë të gjatësisë mesatare, rusja e ka bërë komode me xhaketën e veshur të modelit të meshkujve dhe me çizme ngjyrë të errët të verdhë, ndërsa nga shtojcat e modës ka vendosur për dy çanta dore – çantën ngjyrë konjaku, në formë të fashikullit të vogël, dhe çanta ngjyrë bezhë.

3-70

Revynë e shtëpisë së modës “Mugler” e ka pasuruar me paraqitjen e saj e veshur me fund interesant lëkure të punuar me teknikën kolorbloking dhe e ka plotësuar me një palë çizme ngjyrë gështenje, xhemper të hollë ngjyrë të gjelbër ulliri dhe çantën e cila me stil është bazuar në zgjedhjen e fundit të parezistueshëm të lëkurës të viteve shtatëdhjetë.

Gjithashtu lexo

Buzë të kuqe, aksesorë dhe punxhe mëndafshi të ri: “Top street style” në rrugët e Milanos

Nëse duhet besuar Italianeve – këtë pranverë ngjyrën e kuqe do ta veshim më shumë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *