Home / Lajme / Botë / Trump i kërkon falje Serbisë për bombardimet e vitit 1999!

Trump i kërkon falje Serbisë për bombardimet e vitit 1999!

Siç shkruan mediumi serbe “Nedelnjik”, përcjell Telegrafi, kandidati republikan i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump “kërkon falje për bombardimin e serbëve dhe njoftoi një politikë të re ndaj Ballkanit nëse ai fiton”.

“Bombardimi i serbëve, të cilët ishin aleatët tanë në të dyja luftërat botërore, ishte një gabim i madh. Serbët janë njerëz shumë të mirë. Për fat të keq, administrata e Clinton u ka shkaktuar atyre një të keqe të madhe, por edhe gjithë Ballkanit, nga të cilat kanë krijuar një rrëmujë”, citohet të ketë thënë Trump për mediumin serb.

Po sipas këtij mediumi, ai u ka kërkuar falje serbëve për shkak të SHBA-ve – veçanërisht Clintonit – për politikën ndaj serbëve dhe ka njoftuar se nëse ai bëhet president “ka për të forcuar marrëdhëniet me qeverinë në Beograd”. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *