Home / Lajme / Botë / Trump thotë se s’e pranon rezultatin e zgjedhjeve nëse humb

Trump thotë se s’e pranon rezultatin e zgjedhjeve nëse humb

Kandidati republikan për president të SHBA-së, Donald Trump, ka refuzuar të zotohet se do ta pranojë rezultatin e zgjedhjeve presidenciale, nëse ai humb ndaj rivales demokrate, Hillary Clinton.

Gjatë debatit të fundit presidencial mbrëmë, Trump u pyet nga moderatori i debatit, Chris Wallace, nëse do ta pranonte rezultatin e zgjedhjeve, ndërsa përgjigja e tij ishte: “Do t’ju tregoj kur të ndodhë”, transmeton Express.

Por, për ditë të tëra, Trump ka pohuar se zgjedhjet presidenciale janë të manipuluara.

Debati i mbrëmshëm vazhdoi me gjuhë të vrazhdë, me Trumpin që e quajti Hillary-n “grua e poshtër”.

Trump është duke humbur në disa shtete të rëndësishme, pas akuzave për sulme seksuale ndaj grave.

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *