Home / Lajme / Turqia paralajmëron për Luftën e Tretë Botërore

Turqia paralajmëron për Luftën e Tretë Botërore

“Lufta siriane është duke e rrokullisur me shpejtësi botën drejt një konflikti të armatosur global, ku Rusia dhe Shtetet eBashkuara do ta gjejnë veten përballë njëra-tjetrës shumë shpejt nëse nuk gjendet një zgjidhje e përbashkët”.

Ky është paralajmërimi qw vjen nga Turqia, një vend i përfshirë vetë drejtpërdrejtë në luftën siriane me bombardime dhe ndërhyrje të shpeshta në terren në zonat në Veri dhe Veri-Perëndim të Sirisë.

“Nëse kjo lojë tërhiq e mos e këput vazhdon, më lejoni që të jem i drejtpërdrejtë, do të mbërrijmë në një pikë kur Shtetet e Bashkuara dhe Rusia do të jenë në luftë me njëra-tjetrën”, deklaroi para gazetarëve, zv.kryeministri turk, Numan Kurtulus.

Ndërkohë, bisedime të reja pritet të nisin në Zvicër mes Shteteve të Bashkuaradhe Rusisë, në përpjekje për të arritur një armëpushim të ri në Siri.

Sekretari i Shtetit, John Kerry dhe homologu rus Sergei Lavrov aktualisht ndodhen në Lozanë, ku po zhvillojnë një takim me delegatë nga Turqia, Arabia Saudite, Irani dhe Katari, transmeton tch.

Që nga rënia e armëpushimit afatshkurtër në shtator, Siria dhe aleatja e saj Rusiakanë rinisur bombardimet në qytetin e kontrolluar nga rebelët, Alepo.

Ndërkohë, mbi 370 persona kanë mbetur të vrarë nga bombardimet në qytetinlindor, sipas Observatorit Sirian të të Drejtave të Njeriut, me bazë në Londër.

Shoqata deklaron se një numër i madh civilësh kanë vdekur gjithashtu nga sulmet e rebelëve në zonat e Alepos të kontrolluara nga trupat qeveritare.

Gjithashtu lexo

VMRO nis fushatë, Maqedonia do të ketë probleme me marrëveshjen me Bullgarinë

Komiteti Qendror i partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE ka thënë se takimin e fundit është diskutuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *