Home / Kryesoret / Televizioni Koha është televizioni më i shikuar rajonal në Maqedoni (Video & Foto Dokument)

Televizioni Koha është televizioni më i shikuar rajonal në Maqedoni (Video & Foto Dokument)

Sipas rezultateve të matjes së shikueshmërisë në tre muajt e kaluar, të shpallura sot nga Agjencioni për audio dhe mediume vizuele Televizioni Koha rezulton që vite me radhë vazhdon të jetë lider në tregun rajonal dhe më gjërë. Rreth 30 përqind të popullatës në regjionin D8 që mbulon Maqedoninë Perendimore për çdo ditë shikojnë Televizionin Koha. Shikuesit në këtë televizionin më së shumti ndjekin edicionet e lajmeve, zbavitëse dhe programe të tjera të prodhuara nga produksioni i Televizionit Koha.

Në bazë të rezultateve të matjes së shikueshmërisë Televizioni Koha edhe më tej edhe pse nuk transmeton sinjal në nivel nacional është më i shikuar se disa televizione nacionale dhe qindra televizione të tjera që transmetohen në rrjetet kabllovike.

Këto matje nxisin edhe më tepër stafin e Televizionit Koha për të qenë sa më afër shikuesve të tyre si një shtëpi televizive me peshë të madhe dhe ndikim të madh tek shikuesit e saj veçanërisht në prag të zgjedhjeve të ardhëshme parlamentare dhe lokale. /TvKoha/

Gjithashtu lexo

Përmes Serbisë po zbatohet një skenar për destabilizimin e Ballkanit, ja kush alarmon

Lidhja Demokrate e Maqedonisë (LD) nëpërmjet një kumtese vlerëson se tërheqja e personalit të ambasadës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *