Home / Lajme / Maqedoni / Urim Saliu: Ali Ahmeti dhe Angela Merkel nuk rrëzohen lehtë

Urim Saliu: Ali Ahmeti dhe Angela Merkel nuk rrëzohen lehtë

Gazetari Urim Saliu rrëfen një bisedë midis tij dhe një plaku, ku plaku në fjalë i ka thënë se Angela Merkel dhe Ali Ahmeti nuk rrëzohen lehtë morë bir, transmeton TetovaSot.

Sikur ka dashur që t`i thotë atij dhe të tjerëve, mos e flladitni veten.

“Me ndali nje plak dhe u pershendetem pak me te.Filluam nje bisede aty per aty ne rruge.Ai pyetje mua por edhe une pyetje atij.

Duke e ditur se fjala e plakut ndonjehere nuk duhet hudhur dhe merr dicka nga ai iu drejtova: Si thua, te gjithe duan te fitojne me 11 dhjetor.

Te gjithe jane optimiste , te gjithe cfare nuk i thone njeri-tjetrit , por kush sipas teje eshte me i forte.Ai me tha shkurt: Angela Merkel dhe Ali Ahmeti nuk rrezohen lehte more bir.

Pastaj me tha rruga e mbare dhe nuk me la hapesire per pyetje tjera.

Sikur deshti te me thoshte edhe mua por edhe tjereve : mos e flladitni veten .”, shkroi gazetari Urim Saliu në llogarinë e tij në Facebook.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *