Home / Shëndeti / Ushqimet më të mira për forcimin e kockave

Ushqimet më të mira për forcimin e kockave

Sipas specialistëve, pavarësisht moshës që mund të keni ju mund të mbroni kockat tuaja duke u ushqyer mirë, duke bërë ushtrime dhe qëndruar larg cigares. Ndërkohë që trupi dhe hormonet tuaja ndryshojnë, ju duhet të konsumoni këto ushqime për të mbrojtur eshtrat.

Brokoli është më mirë të konsumohet i freskët

Brokoli i përket familjes së perimeve të gjelbërta, gjë që do të thotë se ajo është e pasur me minerale dhe proteina, sidomoskalcium. Është më mirë të konsumohet e freskët, si një sallatë. Mund edhe ta skuqni ose ta zieni, por duhet pasur parasysh që në këtë gjendja ajo humbet shumë nga përbërësit kryesor. Bollëku i mineraleve, kalciumit, magnezit, kaliumit dhe hekurit e vendos brokolin në majën e grafikut të ushqimeve për të ruajturmirëqenien e kockave në përgjithësi.

Para se ta përfshini në gatime të ndryshme, bokolin mund ta njomni me pak ujë të kripur, e cila ka vluar për 5-6 minuta. Në këtë mënyrë ai ruan dhe shumë nga përbërësit kryesor si dhe merr një shijë më të mirë.

Mund ta shoqëroni brokolin me:

Fara susami pikante dhe lëng limoni.

Një supë të shijshme me lulelakër si dhe erëza sipas dëshirës.
Në formën e një omëlete, ku përdoret brokoli i copëtuar hollësisht.
Mbi makarona të gatuara si garniturë dhe me pak vaj ulliri.

Susam me kos

Susami është një nga plotësuesit më të fuqishëm në dietën kundër osteoporozës, ndërsa vaji i susamit konsiderohet i një cilësie shumë të lartë dhe shpesh herë përdoret si një zëvendësues i vajit të ullirit. Ai është i pasur me kalcium, magnez,bakër dhe selen. Për personat që nuk kanë mjaftueshëm kalcium në trup,susami është zgjedhja e duhur. Hidhni një lugë fara susami në një gjysmë gote me kos dhe lëreni gjatë gjithë natës. Në mëngjes konsumojeni me stomakun bosh dhe përsëriteni procesin vazhdimisht.

Konsumoni banane të pjekura mirë

Banania është shumë efektive kundër osteoporozës sepse është e pasur me minerale: kalium, magnez, forfor si dhe acid folik. Është interesant fakti që shkencëtarët insistojnë në konsumimin e bananeve të pjekura aq shumë sa kanë filluar të formojnë pika të zeza në sipërfaqe.

Bananet mund të konsumohen edhe të thara, gjë e cila e përmirëson më shumë metabolizmin, duke qenë se të gjithë përbërësit e nevojshëm gjenden në sasi më të mëdha.

Gjithashtu lexo

10 të famshmit që nuk arritën t’i përmbushin standardet e bukurisë në Hollywood (Foto)

Shumë të famshëm duhet t’i përshtaten paraqitjeve të tyre në një kornizë strikte të Hollywoodit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *