Home / Shëndeti / Vaji i hudhrës, i dobishëm për shëndetin

Vaji i hudhrës, i dobishëm për shëndetin

Vaji i hudhrës ndihmon ngërçet e stomakut, nxit oksigjen në organizëm, ndihmon punën e mëlçisë dhe organeve endokrine, rrit imunitetin e organizmit, transmeton “Zeri”.

Vaji i hudhrës është shumë i dobishëm për shëndetin tonë. Ai ndihmon në mbajtjen larg të arteriosklerozës dhe sëmundjeve të tjera kardiovaskulare. Ai mbron enët e gjakut dhe zemrën, kontribuon në tensionin normal të gjakut, duke e mbajtur atë në kufirin e normales, normalizon kufirin e kolesterolit në gjak, mbron muret e enëve të gjakut, pengon formimin e topthave të gjakut dhe gëlqerimin e enëve të gjakut, nxit dhe e rrit qarkullimin e gjakut në organizëm.

Vaji i hudhrës është antibakterologjik, ai përdoret kundër herpesve në zorrë, kundër parazitëve, zhduk parazitët në zorrë. Ai forcon tretjen dhe përtërin florën e zorrëve. Vaji i hudhrës ndihmon ngërçet e stomakut, nxit oksigjen në organizëm, ndihmon punën e mëlçisë dhe organeve endokrine, rrit imunitetin e organizmit dhe është shumë i preferueshëm që të merret gjatë stinës së dimrit.

Vaji i hudhrës këshillohet të merret në masë mbi moshën 50 vjeç, sepse kontribuon në mbajtjen e vitalitetit dhe shëndetit në përgjithësi të organizmit. Personat diabetikë duhet ta përdorin patjetër këtë vaj sepse ndihmon shumë deri te diabeti i Tipit 2. Hudhra në formën e vajit ose pluhurit ka një lloj mbështjellëse të veçantë që i reziston lëngut të stomakut.

Gjithashtu lexo

10 të famshmit që nuk arritën t’i përmbushin standardet e bukurisë në Hollywood (Foto)

Shumë të famshëm duhet t’i përshtaten paraqitjeve të tyre në një kornizë strikte të Hollywoodit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *