Home / Showbiz / Vajza ime e fitoi me “djersë” masterin në Francë

Vajza ime e fitoi me “djersë” masterin në Francë

Ministrja Lindita Nikolla ndjehet në rolin e një mëkatareje lidhur me studimet e vajzës së saj, pas komenteve që kanë shpërthyer më herët në rrjetet sociale dhe bllokimit të mundësive të studentëve për të ndjekurstudimet. Por tashmë ka ardhur koha që edhe ajo të rrefehet në lidhje me këtë çështje dhe sa e vështirë ka qënë të përballojë këtë presion mediatik. Gjatë bisedës në “Pasdite në Top Channel”, Nikolla tha se vajza e saj Livia, tani është kthyer në Tiranë.

“Ka pasur shumë diskutime në media. Vajza ime ka studiuar në Shqipëri, nuk e ka bërë universitetin në Francë. Ka qenë një nxënëse dhe më pas studente ekselence, vetëm me nota dhjeta. Pasi përfundoi studimet, fitoi një bursë për në Barcelonë dhe atëherë unë nuk isha ministre e Arsimit. Aty ajo doli një nga pesë studentët më të mirë dhe fitoi një master në Francë. Tashmë është kthyer dhe punon në Tiranë”, tha Nikolla.

“Ndihem keq nga komentet në rrjetet sociale”, tha me tej ajo duke iu referuar shkrimeve për të apo tekstet me probleme që publikohen në internet.

“Më kanë quajtur mëkatare”, vijoi ajo, kur shpjegoi debatet për maturën shtetërore.

“Një prind nga Vau i Dejës më çoi mesash dhe më tha vajza ime është me rezultate shumë të mira dhe ka mbetur pa universitet. I thashë zotëri, nëse vajzajuaj është me rezultatet që thoni, të jeni i sigurtë që sistemi do t’i garantojë të drejten e studimit në degën që kërkon. Më çoi mesazh para dy ditësh dhe më tha faleminderit! Kishit të drejtë! Vajza ime e fitoi shkollën”, tregoi Nikolla.

Gjithashtu lexo

Tuna në shënjestër të kritikave

Në rrjedhë kronologjike, Altuna Sejdi – Tuna gjithmonë ka qenë një hap para kur është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *