Home / Kryesoret / Varfëria në rrugët e Tetovës – VIDEO

Varfëria në rrugët e Tetovës – VIDEO

Maqedonia është vendi i tretë më i varfër në Evropë. 545 mijë qytetarë jetojnë në varfëri, dhe dhjetëra mijëra vuajnë nga uria. Në Ditën Botërore Kundër Varfërisë – vendi është përballur me shifra zhgënjyese.

Në ndërkohë rrugët e Tetovës janë të stërmbushur me lypës që kërkojnë lëmoshë, që janë braktisur dhe idaren e sigurojnë duke bredhur rrugëve. Ata  janë nga qytetet tjera që lëmoshë kërkojnë në Tetovë. Pjesa dërmuese e tyre janë të komunitetit rom të cilët shpesh herë i shmangen kamerave. Sipas tyre, tetovarët gjithnjë janë treguar human dhe solidarë me ata, njofton Televizioni Koha.

Sipas statistikave një  e treta  e popullsisë së Maqedonisë jeton në prag të varfërisë. 150 mijë qytetarë jetojnë me 40 denarë në ditë, kurse 26 përqind  e familjeve të varfëra nuk janë në gjendje të sigurojnë një pjatë me mish gjatë tërë javës, e lëre më të sigurojnë kushtet tjera për fëmijët e tyre apo drunj për ngrohje. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *