Home / Kryesoret / Veljanoski i shpallë sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Veljanoski i shpallë sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Trajko Veljanoski sot në mesditë do të nënshkruajë Vendim për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Paraprakisht, ashtu siç kumtoi kabineti i Veljanoskit, do të ketë takim me kryetarin e Komisionit shtetëror zgjedhor, Aleksandar Çiçakovski.

Shpallja e zgjedhjeve është mundësuar pas shpërndarjes së mbrëmshme të Parlamentit të Maqedonisë.

Me 110 vota “për” deputetët dje pasdite e sollën vendimin për shpërndarje të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, me çka mundësohet mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 11 dhjetor, sipas Marrëveshjes së liderëve të katër partive më të mëdha politike për tejkalimin e krizës politike.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *