Home / Kryesoret / Veljanovski: Ta avancojmë unitetin dhe ta ruajmë shtetësinë

Veljanovski: Ta avancojmë unitetin dhe ta ruajmë shtetësinë

Njëmbëdhjetë tetori është dita kur është korrur një nga betejat e fundit historike të popullit të Maqedonisë në rrugën drejt lirisë, tha sonte kryetari i Kuvendit Trajko Veljanovski në akademinë solemne, me rastin e 75 vjetorit nga Dita e Kryengritjes popullore – 11 Tetori.

Veljanovski me këtë rast bëri thirrje në avancimin e unitetit mes partive politike dhe përparimin e zhvillimit të shtetit.

“Çmimi që u pagua për lirinë është shumë i madh”, tha Veljanovski, duke theksuar se shtetësinë e fituar duhet ta ruajmë dhe t’i avancojmë gjërat në përgjithësi, por gjithçka do të jetë më vështirë nëse mungon uniteti.

“Uniteti i tillë, siç duket gjithnjë e më rëndë është i realizueshëm. Thellë të ngujuar në taboret e tyre, siç duket po harrohet se të gjitha partitë politike, në bazë, kanë një qëllim të njëjtë fisnik. Megjithatë, pavarësisht gjendjes së tillë tragjike e cila po zgjat, unë jam optimist se në fund tërë shteti do të dalë më i pasur për një përvojë, por edhe më unik”, tha Veljanovski.

Kuvendi ka qenë dhe do të jetë, tha ai, arenë ku do të këmbejmë ide në frymën e konstruktivitetit dhe mbetet institucion ku dominojnë vlerat e përbashkëta.

“Nën një kulm edhe në të ardhmen duhet të vazhdojmë të luftojmë të gjithë për një qëllim të shejtë, i cili del nga katër shkronjat e shejta VMRO. Edhe pushteti! Edhe opozita! Edhe maqedonasit, edhe shqiptarët, turqit, romët, boshnjakët, serbët, vllehët dhe të gjithë të tjerë”, tha Veljanovski.

Në akademinë solemne morën pjesë kryeministri për zbatimin e zgjedhjeve Emil Dimitriev, ish kryetarë të Kuvendit, deputetë të mëparshëm dhe aktualë, përfaqësues të korit diplomatik, të bashkësive fetare dhe të institucioneve tjera.

Gjithashtu lexo

Miliarderi shqiptar do të investojë 180 milion euro në Shkup, ja emri i tij

Grupi Balfin ( në pronësi të miliarderit Samir Mane ) njofton blerjen nëpërmjet kompanisë së …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *