Home / Lajme / Kronika e zezë / Vëllai kërcënon me armë vëllanë, parandalohet ngjarja e rëndë

Vëllai kërcënon me armë vëllanë, parandalohet ngjarja e rëndë

Parandalohet një ngjarje e rëndë në Tiranë, ku një person ushtron dhunë mbi vëllanë e tij dhe kërcënon ta vrasë me armë.

Mëngjesin e sotëm një telefonatë e bërë në polici nga shtetasi R. Ç., njoftoi se vëllai i tij, Edmond Ç., 40 vjeç kishte ushtruar dhunë fizike ndaj tij dhe po e kërcënonte se do e vriste me armë zjarri.

Efektivët e komisariatit nr.1 të policisë mbërritën në vendin e sinjalizuar, duke neutralizuar dhe më pas vënë në pranga 40- vjeçarin i cili rezultonte i dënuar më parë.

Në cilësinë e provës materiale u bë sekuestrimi i një pistolete model 54, me një krehër dhe 5 fishekë.

Lidhur me këtë ngjarje vijojnë ende hetimet ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Gjithashtu lexo

MOSPASTRIMI NË KOHË I DEPONISË HELMOI TETOVARËT – VIDEO

Gjatë të shtunës mbrëma dhe ditës së diel nga deponia në dalje të Tetovës ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *