Home / Moda / Victoria Beckham ka pranuar gabimet e saj më të mëdha të modës

Victoria Beckham ka pranuar gabimet e saj më të mëdha të modës

Disa vjet më parë, Victoria ishte njëra nga pesë këngëtaret me famë botërore të grupit të vajzave Spice Girls, dhe sapo kishte filluar lidhjen me burrin e tanishëm David Beckham … Sot, ajo është një nga dizajneret më interesante në botë!

Dizenjatorja është gjithmonë mall “i nxehtë” për shumë tituj të modës dhe intervista, dhe të fundit e ka bërë për online gazetën The Edit, ku ka folur gjerë e gjatë për të kaluarën, rutinat e bukurisë dhe gratë e tjera.

Kështu pranoi se ndonjëherë ka gabuar në zgjedhjen e modës, edhe pse sot stilin e saj e adhurojnë dhe kopjojnë gratë e gjithë botës.

“Shumë më herët kam menduar se është shumë në rregull të veshi PVC kominoshe apo të eci në Disneyland me Louboutin këpucë, kur isha në muajin e nëntë të shtatzënisë,” filloi Victoria.

Por, pranoi edhe se e ka shumë të rëndësishme që të jetë gjithmonë e gatshme për kamerat.

“Hyra në avion në Londër, 11 orë më vonë dal nga terminali dhe menjëherë më bombardoi një grup i paparacëve … Për këtë e kam shumë të rëndësishme që gjithmonë të dukem sa më e freskët. Madje edhe kur nuk të ndjekin paparacët, dikush gjithmonë dëshiron të fotografohet me ju kështu që kujdesem gjithnjë të jam e gatshme për gjithçka”, pranoi sinqerisht.

Gjithashtu lexo

Buzë të kuqe, aksesorë dhe punxhe mëndafshi të ri: “Top street style” në rrugët e Milanos

Nëse duhet besuar Italianeve – këtë pranverë ngjyrën e kuqe do ta veshim më shumë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *