Home / Kryesoret / VMRO-DPMNE: Janë hapur 160.000 vende të reja të punës

VMRO-DPMNE: Janë hapur 160.000 vende të reja të punës

VMRO-DPMNE sot ka mbajtur një panel diskutimi në Operën dhe baletin e Maqedonisë me ç`rast e nisi aktivitetin tre ditur për të arriturat e partisë, projektet, por edhe për politikat e saja të përgjithshme.

Drejtuesi i diskutimit, Aleksandar Gjorgjiev në hapje theksoi se janë duke nisur me ekonominë, pasi që ajo për to është një përcaktim strategjik i partisë qysh në ditën e parë të mandatit.

“Në vitin 2006, vetëm sa për përkujtim, shkalla e pa punësisë ishte rreth 38 %, sot ajo është ulur për 24 % dhe kjo është një sukses i madh, sidomos nëse merret parasysh periudha në të cilën ka ardhur ulja e këtij numri: kemi një krizë ekonomike botërore, një krizë kreditore evropiane, turbulenca në skenën politike në planin vendor në Republikën e Maqedonisë. Kuptohet ky nuk është rezultati prej të cilës duhet që të jemi të kënaqur, kuptohet se do të vazhdojmë me përkushtim, motiv dhe intensitet më të madh që ta ulim shkallën e pa punësisë në nivel më të ulët”, deklaroi Gjorgjiev.

Ai theksoi se faktet flasin se në këtë periudhë janë hapur 160.000 vende të reja të punës.

“160.000 qytetar të Republikës së Maqedonisë që më herët kanë qenë pa punë, sot punojnë, 160.000 njerëz të cilët më herët kanë qëndruar në shtëpi sot qëndrojnë në vendet e tyre të punës dhe realizojnë të ardhura. Ato janë të ardhura shtesë për qindra mijëra familje në Republikën e Maqedonisë”, deklaroi Gjorgjiev.

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *