Home / Kryesoret / VMRO-DPMNE: LSDM-ja qysh sot le të kërkoje shpërbërjen e Parlamentit

VMRO-DPMNE: LSDM-ja qysh sot le të kërkoje shpërbërjen e Parlamentit

VMRO-DPMNE përmes një njoftimi e ftoi LSDM-së që qysh sot të dërgoje një kërkesë në Parlament për shpërbërjen e saj.

“Të nxitur nga takimi i djeshëm nën organizimin e LSDM-së/Soros, nga retorika e tyre e zbrazët të cilët jemi duke e dëgjuar dhjetë vite, si dhe dëshirës së shumicës së qytetarëve që kriza e imponuar nga LSDM-ja që të përfundoje dhe t`i jepet fund pengmarrjes politike, konfliktet dhe destruktivitetit, e ftojmë LSDM-në qysh sot të dërgoje një kërkesë deri te Parlamenti i Republikës së Maqedonisë për shpërbërjen e saj.

Nëse LSDM-ja mbledh forca, e ftojmë kryetarin e Parlamentit, zotëri Trajko Veljanovski që ta vendose atë pikë në rend dite që të shqyrtohet dhe miratohet”, thuhet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *