Home / Kryesoret / VMRO-DPMNE: Nuk do ta mbështesim punën joobjektive të PPS-së

VMRO-DPMNE: Nuk do ta mbështesim punën joobjektive të PPS-së

VMRO-DPMNE nuk ka për qëllim ta mbulojë apo mbështesë punën joprofesionale, të paligjshme dhe joobjektive të Prokurorisë Publike Speciale (PPS), thekson sot në kumtesë partia në pushtet.

“Gjithçka që u dakordua midis katër partive është përfshirë në Ligjin për PPS. Ajo që PPS përmes LSDM-së e kërkoi dje, nuk është pjesë e marrëveshjes përmes realizimit të së cilës duhet të dalë nga kriza aktuale në të cilën LSDM-ja e futi shtetin. Kjo marrëveshje u kurorzua me zgjedhjet e 11 dhjetorit në të cilat qytetarët do të zgjedhin midis prosperitetit dhe projekteve, ndërsa nga ana tjetër për politikë destruktive, manipulime dhe kriza”, theksohet në kumtesëne  VMRO-DPMNE-së.

Marrëveshja midis partive, theksojnë nga partia, nënkuptoi edhe formimin e PPS e cila do të ketë afat prej 18 muajve për të filluar me hetimin për lëndët për të cilat do të kenë të paktën edhe dyshimin më të vogël. “Partitë konsultuan ekspertë dhe u dakorduan për të gjitha detajet, duke filluar nga Buxheti, deri në ekipin e kuadrit. VMRO-DPMNE është pajtuar për formimin e një institucioni të tillë paralel pasi që, siç qëndron, “e dinim që e vërteta është në anën tonë dhe se kjo kohë është e mjaftueshme që në procedurë ligjore të dalin në pah të gjitha manipulimet e liderit të LSDM-së, Zoran Zaev”.

“VMRO-DPMNE nuk ka për qëllim ta mbulojë apo mbështesë punën joprofesionale, të paligjshme dhe joobjektive të PPS. Nuk është asgjë e pranueshme në atë që Katica Janeva i largoi dy prokurore me shpjegimin se nuk ka pasur nevojë për to për shkak të vëllimit të punës dhe që me muaj e priti Zoran Zaevin t’ia dorëzojë materialet e jashtëligjshme. Brenda kësaj periudhe ajo asnjëherë nuk e akuzoi për pengesën e punës së PPS-së, ndërsa materialit i mori pasi e liroi nga paraburgimi Zoran Verushevskin, bashkëshortja e së cilit për këtë iu falënderua Zaevit”, theksohet në kumtesë

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *