Home / Kuriozitete / Vogëlushja që ka lindur për herë të dytë.Mrekullitë e mjekësisë në botë

Vogëlushja që ka lindur për herë të dytë.Mrekullitë e mjekësisë në botë

Margaret Boemer, shkoi për një kontroll rutinë tek gjinekologu kur ishte shatatëzanë prej 16 javësh,me fëmijën e tretë. Gjatë vizitën doktori zbuloi se gjërat nuk po shkonin fare mirë, pasi nëna u diagnostifikua me tumor që zhvillohej para lindjes në kërbishten e bebes.

Ky lloj tumori ka predispozitë më të lartë për tu zhvilluar tek bebet e gjinisë femër dhe ndodh një në 35,000 lindje.

Gjendja e fëmijës filloi të përkeqësohej me kalimin e ditëve, ndërkohë që tumori po avanconte në sistemin e qarkullimit të gjakut.

Disa doktorë rekomanduar përfundimin e shtatëzanisë, por disa fizikantë në Qendrën e Foshnjave në Teksas, sugjeruan të ndërmerrnin një operacion tek foshnja.

Në një operacion që zgjati gati pesë ore, kirurgët hoqën gati 90% të tumorit, i cili në javën e 25 të shtatëzanisë kishte arritur përmasa më të mëdha se dhe vet foshnja. Më pas ata rikthyer fetusin në mitër për të vazhduar normalisht shtatëzaninë.

LynLee Hope është emri i vogëlushes që lindi për herë të dytë,12 javë pas operacionit. Pas tetë ditësh jete, ajo iu nënshtruar një tjetër operacioni për të hequr edhe pjesën e mbetur të tumorit, dhe sot ajo gëzon shëndet të plotë. Këto janë mrekullitë e mjekësisë në botë./opinion.al

Gjithashtu lexo

Ky është një prej gjarpërinjve më të pakapshëm në botë

Pas një kërkimi 64-vjeçar të shkencëtarëve në Brazil gjarpri më i pakapshëm në botë është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *