Home / Lajme / Botë / Volkswagen i mbetet hatri nga DHL, ja arsyeja [FOTO]

Volkswagen i mbetet hatri nga DHL, ja arsyeja [FOTO]

DHL, si njëri ndër klientët më të mëdhenj të Volkswagen ka bërë një veprim nga i cili Volkswagen nuk është i lumtur.

DHL ka krijuar vetë minibusin transportues elektrik. Grupi logjistik dhe postar i Gjermanisë tani ka filluar të përdorë flotën e vete të veturave elektrike duke zëvendësuar kështu veturat konvencionale Volkswagen Caddy.

Për momentin, janë 1000 vetura të tilla aktive dhe shumë shpejt DHL do të filloj prodhimin e 5000 veturave të tilla çdo vit, transmeton Express. Jetëgjatësia e çdo minibusi transportues elektrik është paraparë të jetë 16 vite nëse ai përdoret gjashtë ditë të javës me nga 10 orë punë në ditë.

DHL pjesët e kësaj veture i ka kombinuar nga prodhues ty ndryshëm, psh. motorët elektrik vijnë nga Bosch, ndërsa dritat nga Hella.

Duke folur për Reuters, shefi ekzekutiv i Volkswagen AG, Matthias Mueller ka thënë se jemi shumë të frustruar me këtë vendim pasi që DHL mund tu kërkonte atyre që ta ndërtojë një veturë të tillë për të.

Gjithashtu lexo

Trump kërkon ndaljen e ndihmës financiare për Serbinë, ‘shpëton’ Kosova

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump po bënë përpjekje që të reduktojë në mënyrë drastike …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *