Home / Kryesoret / Xhek Nikolson në moshën 37-vjeçare zbulon se motra është nëna e tij

Xhek Nikolson në moshën 37-vjeçare zbulon se motra është nëna e tij

Njëzet herë i nominuauri për Oskar aktori Xhek Nikolson që fëmijë ka dyshuar se diçka e çuditshme ndodhte në familjen e tij dhe kishte të drejtë.

Motra e Xhek Nikolson (79) në të vërtetë është nëna e tij, ndërsa prindërit e tij janë gjyshja dhe gjyshi i tij.

Nëna e Xhekut, Xhun Bensis Nikolson është marrë me kërcim por ka mbetur shtatzënë nga kolegu i saj Donald Frasiljo Ros, ndërsa më pas në vitin 1963 u martua me të. Xhun shumë shpejt mëson se Donald është i martuar dhe e prish martesën me të, ndërsa nëna e saj Epël Mej Nikolson e ndërmerr kujdestarinë për të voglin Xhek me qëllim që vajza e saj të vazhdojë karrierën. Kështu aktori ka jetuar me bindjen se Xhun është motra e tij më e madhe. Disa dekada më vonë, kur  u bë i njohur në të gjithë planetin, u paraqitën dhe shumë kureshtarë që patën nevojë që të “rrëmojnë” në të kaluarën e tij.

“Ky është çmimi i famës. Të gjithë  fillojnë të rrëmojnë në jetën tënde private dhe ajo që mëson pas kësaj është se motra jotë në të vërtetë është nëna jote”, deklaroi aktori në një intervistë.

Kur aktori ka pasur 37 vjeç, Tajm Magazin ka vendosur që të publikojë një histori të madhe për Xhekun, ndërsa dikusht nga revista ka qenë i angazhuar që ta thërrasë Nikolsonin dhe t’i verifikojë  informacionet për atë se Xhun në të vërtetë është nëna e tij. Aktori legjendar nuk e ka pasur idenë se për çfarë bëhet fjalë dhe në këtë moment ai e ka mohuar këtë.

Duke u nisur nga ajo që “nëna” dhe “motra” e tij  kishte ndërruar jetë i telefonoi dhëndrit të tij Shorti, bashkëshortit të “motrës ” tjetër të tij Lorain. Shorti fillimisht i tha se nuk di asgjë për këtë, por pas një kohe i telefonon dhe i thotë se Lorain ka qarë gjatë gjithë natës. Lorain, për të cilën mësoi se ishte tezja e tij, atëherë i ka treguar të gjithë të vërtetën. Në tërë historinë i mungonte vetëm edhe një e dhënë, kush ishte babai i tij.

Më vonë në opinion doli Frasiljo, duke konfirmuar se asnjëherë nuk e ka mohuar atësinë dhe ka ofruar analiza të ADN-së që Xhek  pa u menduar i refuzoi.

“Baba është ai që të ndihmon derisa rritesh, e jo ai që ka të njëjtat spirale në kodin gjenetik”, deklaroi Nikolson

Gjithashtu lexo

Aksidentohen dy autobusë dhe dy makina, 15 të lënduar në Strumicë

15 persona janë lënduar dje në një aksident rrugor në rrugën lokale në fshatin Bansko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *