Home / Kryesoret / Zaev:Maqedonia nuk do ta festojë fitoren e LSDM-së, por do ta festojë jetën

Zaev:Maqedonia nuk do ta festojë fitoren e LSDM-së, por do ta festojë jetën

Me moton “Plan për Maqedoninë”, LSDM-ja sot e mban Kongresin e 20-të të partisë.Nga gjithsej 728 delegatë, të pranishëm janë 539 ose 74 për qind.Në Kongres janë edhe ish-kryetari i partisë Branko Cërvenkovski, deputetë nga Parlamenti Evropian, si dhe anëtarë të lartë të partive të binjakëzuara socialdemokrate.Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev nga foltorja e Kongresit të LSDM-së paralajmëroi mënyrë të re të funksionimit të partisë së tij në periudhën e ardhshme.“Beteja që kemi filluar është shumë e madhe dhe shumë e rëndësishme që ta udhëheqim të vetëm. Për këtë arsye secili është i rëndësishëm. Do ta dëgjojmë secilin dhe do ta pranojmë. Nga dita e sotme i hapim dyert. Nga sot, çdo shtab duhet t’i ketë të hapura dyert për t’i dëgjuar qytetarët”, tha Zaev.Sipas tij, Maqedonia nuk do ta festojë fitoren e LSDM-së, por do ta festojë jetën. Ai theksoi se Maqedonia ka nevojë për infrastrukturë, spitale, çerdhe. Fjalimin e tij e ka mbaruar me porosinë se nuk duhet më të lejohet politika shkatërruese e pushtetit aktua Sipas zëvendëskryetares së LSDM-së, Radmilla Shekerinska, partia do të ndërtojë shoqëri pa ndarje të çfarëdo baze, me të drejta të barabarta dhe zbatim të barabartë të ligjeve për të gjithë, do të investojë në infrastrukturë, shëndetësi, arsim. Në ndëkrohë Sekretari Gjeneral Oliver Spasovski, tha se LSDM-ja nëse mer mandatin në katër vitet e ardhëhsme do të luftojë për reformimine  Policisë, departizimin e tërësishëm të strukturave policore, reformimin e sistemit të drejtësisë si dhe më shumë liri dhe siguri për qytetarët. Para të pranishmëve foli edhe kryetari i Rinisë Socialdemokrate të Maqedonisë, Stefan Bogoev.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *